×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi pranon se ka kontrabandë, arsyeton taksën ndaj Serbisë

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 20:59

    Shefi i kabinetit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, nëpërmjet Facebookut ka folur rreth taksës 100 për qind për produktet me prejardhje serbe dhe boshnjake.


    Duke iu përgjigjur kritikëve, Arifi ka pranuar se ka kontrabandë por se sipas tij taksa po jep efekt.

    Sipas tij, nëpërmjet kësaj tarife, Kosova po respekton vetëvetën.

    “Është absurd, i ligë dhe për gjynah konstatimi se €50 miljon që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë. Njerëz, mos u tallni me inteligjencën tuaj!!! E vërtetë se ka kontrabandë dhe gjithë ka pasur por të pohohet se efekti i tarifës është i papërfillshëm është xhelozi pak e “vocërr” e pak e sēmurë. E vërteta është se shteti Serb për momentin ka mbet pa këtë treg dhe çdo ditë e më shumë po kuptohet se cilido shtet nuk mundet ta ketë një treg njerëzit e të cilit as nuk i njeh as nuk i respekton. Kosova spo paguan për tarifa. Kosova po respekton vetvehten”, shkruan Arifi në Facebook.

    A po dështon taksa? – Reporteri siguron pamje ekskluzive të kontrabandës me mallra serbe

    D

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!