Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Vraniq të Suharekës dy persona të dyshuar për dhënie ose marrje të ryshfetit lidhur me votimet në zgjedhjet lokale të së dielës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka dhënë, ndërsa tjetri ka marrë një shumë prej 120 eurosh me qëllim që të votohet një person i caktuar në zgjedhje.
Të dyshuarit, shtetas kosovarë, janë intervistuar në prani të prokurorit kompetent, i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet në mënyrë të rregullt dhe personat të lirohen pas intervistimit.
Policia ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet lidhur me rastin.
“N.N. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri në cilësine e dhënësit dhe tjetri te marrësit të nje shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




