×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një grua në Prizren, mbyti foshnjën e posalindur, trupin e fshehu në tavan

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 9:39

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte një grua në Prizren është arrestuar, pasi që dyshohet se e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe pastaj e kishte mbytur.


    Sipas policisë trupi i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë, shkruan Reporteri.net.

    “Trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!