×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet norvegjezi në Aeroportin e Prishtinës, i sekuestrohet arma me 750 fishekë

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 10:48

    Policia raporton se ka arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, një të dyshuar shtetas i Norvegjisë dhe i ka sekuestruar një armë.


    “Është raportuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull shtetas norvegjez është gjetur dhe është sekuestruar një pushkë ajrore me 750 copë fishekë dhe një palë dylbi”.

    “I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!