×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet personi që u prezantua si polic dhe ndali veturat në autostradë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 17:17

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas pranimit të informacioneve të bëra publike përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve, ku në një video shihet një automjet me një person të dyshuar duke përdorur aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese dhe duke i ndaluar veturat civile në autostradë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, shkruan Reporteri.net.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta, personi i cili ka postuar videon në fjalë është identifikuar dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor Obiliq dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi që ai gjatë asaj ngjarjeje në videon e publikuar, ishte prezantuar si zyrtar policor.

    Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave nga njësia e hetimeve është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti “Prezantim i rremë si person zyrtar”, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

    Të rinjtë “hajgare” me qytetarët, vendosin alarmat e policisë dhe ndalojnë veturat në autostradë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!