×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet vizitorja që tentoi të fuste narkotikë në Burgun e Dubravës

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 18:42

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprën ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope”, shkruan Reporteri.net.


    Policia e Kosovës, sot është njoftuar nga zyrtarë të Burgut Dubravës, të cilët kishin gjetur të një vizitore një sasi të narkotikëve, e kamufluar në një mbështjellës të plasmastit, duke tentuar ta fuste brenda hapësirave të burgut, gjatë kohës së vizitave.

    Siç bëhet e ditur në njoftim, Njësiti Rajonal DHTN DRP Pejë, i është përgjigjur rastit dhe e dyshuara është arrestuar për të zhvilluar procedurat e mëtejme ligjore.

    “Është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike prej 12.5 gram dhe lidhur me ketë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të cilit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarës, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Pas intervistimit nga hetuesit rajonal, e dyshuara me urdhër të prokurorit shtetit ndalohet për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e ndalimit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!