Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) njofton se ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor respektivisht i përfshirë si i dyshuar në një rast të dhunës në familje, shkruan Reporteri.net.
IPK thotë se hetuesit kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake.
“Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale. Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.