Arrestohet zyrtari shtetëror: Veturën personale e mbushte me naftë nga paratë e shtetit

Një zyrtar shtetëror është arrestuar ditën e djeshme pasi u kap teksa keqpërdorte paratë e shtetit. Bëhet fjalë për një serb i cili u kap në fshatin Kllokot të Vitisë.


Sipas Policisë, i dyshuari me veturë zyrtare kishte mbushur 60 litra në veturën zyrtare por në faturë kishte shënuar 70, për të shkuar më pas me veturë personale për t’i marrë ato, shkruan Reporteri.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti në një pompë të derivateve, kishte mbushur veturën zyrtare me derivate në sasi prej 60 litrave, ndërsa në faturë ka kërkuar që të shënohen 70 litra. Pastaj i dyshuari me një veturë private ka shkuar në pompë dhe kishte mbushur 10 litra, të cilat nuk i kishte paguar”, thuhet në raportin policor.

Ndër të tjera, Policia po dyshon se kjo vepër e zyrtarit shtetëror kryhej në vazhdimësi, e për të cilën personi i arrestuar është dërguar në mbajtje./Reporteri.net.