×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsenali nuk e do më Mustafin, këta dy futbollistë pritet ta zënë vendin e tij

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 18:23

    Shqiptari Shkodran Mustafi siç duket nuk do ta ketë gjatë karrierën tek klubi i famshëm anglez.


    Trajneri Unai Emery ka nisur të identifikoi zëvendësuesit e tij të mundshëm. Të paktën kështu shkruan “The Sun”, transmeton Reporteri.net.

    Dhe ata janë Samuel Umtiti si dhe Michael Keane.

    Topcinjtë po duan që të përfitojnë nga shitja e përfaqësuesit të Gjermanisë i cili sivjet ka bërë disa gabime të kushtueshme për londinezët, çka mund t’i kushtojnë ekipit nga “Emirates” me mbetje jashtë Chanmpions League për vitin e ardhshëm.

    Duke parë se Umtiti pritet që të largohet nga Barça dhe Keane ka qenë qysh moti në radarin e Arsenalit, atëherë Mustafi duhet të gjejë një klub të ri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!