×
  • Lajme
  • Lajme

    Arsyeja e tmerrshme e zviceranes 75 vjeçare për vrasjen e kosovarit 7 vjeçar

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 19:51

    75 vjeçarja Angela N. nga Zvicra, dy javë më parë vrau një 7 vjeçar nga Kosova i cili po kthehej në shtëpi nga shkolla.


    Ajo ka dhënë një arsye tejet të tmerrshme pse ka kryer aktin e rëndë.

    Siç raporton Blick.ch, arsyeja se përse e moshuara ka kryer vrasjen e 7-vjeçarit është sepse ajo e ndjente që autoritetet nuk po e merrnin seriozisht.

    “Më kishin larguar nga banesa ime dhe nuk ma mundësuan të kthehem. Askush nuk më dëgjonte nga autoritetet. Andaj duhej të bëja diçka që të vërtetë të dëgjohesha”, ka deklaruar ajo për Telebasel, transmeton Reporteri.net.

    Një e përditshme franceze ka raportuar që e moshuara ishte e njohur për dekada si një person që bënte probleme.

    Së bashku me partnerin e saj të jetës RR, ajo dërgoi peticione të panumërta tek administratori i rrethit të Baselit në fillim të viteve 1980, derisa jetonte në Allschwil BL. Të dy mendonin veten viktima të një “çështje të korrupsionit gjyqësor”.

    Kujtojmë se menjëherë pas vrasjes së 7-vjeçarit, e moshuara kishte njoftuar autoritetet që sapo kishte vrarë një fëmijë.

    Ngjarja tragjike ka ndodhur në Basel të Zvicrës më 22 mars. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!