Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar edhe përpjekja e 49-të për konstituim, shkruan Reporteri.net.

Pas dështimit të kësaj seance, deputetët e VV-së kanë dalë nga salla e seancave, por jo edhe ata të PDK-së, LDK-së e AAK-së të cilët po mbajnë fjalime.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet përmes dhunës politike, sulmeve ndaj institucioneve, pëçarjes e urrejtjes.

Reklamë

Ai tha se sot institucionet e Kosovës janë të uzurpuara nga një parti që nuk njeh ndarjen e pushtetit, edhe kur rendi kushtetues kërkon ndryshim.

Behrami tha tutje se Kosova duhet të mbrohet nga ata që gjithmonë e kanë braktisur e gërryer, duke iu referuar VV-së.

“VV nuk ka shkelur vetëm Kushtetutën por edhe Konventat për të drejtat e njeriut”, tha ai./Reporteri.net/.