×
  • Lajme
  • Lajme

    Asgjësohet mish me afat të skaduar në një market në Prizren

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 16:22

    Vazhdon të asgjësohet mish i skaduar në markete në qytete të ndryshme të Kosovës.


    Drejtoria e Inspektoratit, gjatë kontrollimit të rregullt inspektues të mërkurën ka konstatuar se në supermarketin “Super Viva”, e cila gjenden në magjistralen Prizren-Gjakovë kanë hasur në produkte ushqimore me prejardhje shtazore me afat të skaduar dhe me ndryshime organoleptike (pamje, era, shija).

    Produktet e asgjësuar janë:

    1. Mish pule e markës AIA me afat të skaduar në sasi 225.600 kg X 3.60 euro për kg, gjithsej 812.16 euro.

    2. Mish pule (kaqika) 12.600 kg X 1.70 euro për kg, gjithsej 21.40 euro.

    3. Mish gjedhi i papaketuar dhe me ndryshime organoleptike në sasi 324.70 kg X 6.30 euro euro, gjithsej 2,045.61 euro.

    Nga Komuna e Prizrenit është theksuar se e gjithë kjo sasi që gjendej në depon logjistike të njësisë së këtij supermarketi, ku përgatitet ushqimi për restorantet e tyre, ishte e papërdorshme për konsum dhe për këtë arsye është asgjësuar, trasnmeton Reporteri.net.

    “Ndërkaq inspektori i veterinarisë ka propozuar që për ndërmarrjen në fjalë, të merren masat sipas ligjeve aplikative.Pa dyshim se një prej prioriteteve kryesore në punën e Drejtorisë së Inspektorateve do vazhdojë të mbetet ruajtja dhe përkujdesi ndaj shëndetit të qytetarëve. Prandaj Drejtoria e Inspektorateve do të vazhdojë të qëndrojë e pa kompromis ndaj çdo shkelësi të ligjit, i cili me veprimtarinë e tij do e rrezikojë shëndetin e qytetarëve!”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!