×
  • Lajme
  • Lajme

    Atifete Jahjaga në Kongresin Amerikan: S’ka paqe pa u vendosë drejtësia për krimet serbe në Kosovë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 17:13

    Ish – presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dëshmuar për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve dhe për viktimat seksuale gjatë luftës 1998/1999 para Kongresit Amerikan me ç’rast ka kërkuar që të arrihet drejtësia për gratë e dhunura gjatë kohës së luftës në Kosovë.


    “Nuk mund të kemi paqe të qëndrueshme, pa njohur autoritetet serbe përgjegjësinë e regjimit të Millosheviçit dhe aparatit të saj shtetëror që kryen e krime në Kosovë”.

    “Kryesit e krimeve më të tmerrshme lëvizin të lirë dhe mohojnë që ka pas krime në Kosovë. Hija e luftës akoma e kaplon Kosovën pasi ka trauma të pranishme në zhgënjimet e njerëzve që kanë humbur më të dashurit e tyre”.

    “20 vjet më parë për ndërprerjen e spastrimit etnik që po e zhvillonte Millosheviqi jemi shumë falënderues ndaj SHBA-ve, pasi ne që nga atëherë merremi me rindërtimin e shtëpive tona”

    “Njerëzorja u zhvesh nga ne pasi shqiptarët ishin target i serbëve, autoritetet e Beogradit kanë bërë spastrime etnike. Sipas Qendrës së të Drejtës Humanitare ka edhe 1600 njerëz të tjerë që janë të pagjetur dhe dhe janë 20 mijë gra të dhunuara”, ka deklaruar Jahjaga.

    Ish-presidentja ka përmendur edhe të gjitha masakrat që kanë ndodhur në Kosovë, si Prekazit, Lubeniqit, Poklekut, Reçakt , Krushës së Madhe, Mejes dhe të gjitha të tjerat.

    Kujtojmë se Reporteri.net është media e vetme që ka siguruar fjalimin e plotë të presidentes Jahjaga të cilin e botoi sot.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!