×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekskluzive | Atifete Jahjaga sot në Kongresin Amerikan do t’i numërojë një nga një 74 masakrat që serbët kryen në Kosovë

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 14:35

    Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të jetë një nga folëset përpara anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Kongresit të SHBA-ve, që do të dëshmojë për krimet serbe që u kryen në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998/1999.


    Në fjalimin e Jahjagës, të siguruar nga Gazeta Online “Reporteri.net”, ish-presidentja do t’i numërojë të gjitha masakrat që paramilitarët serb të regjimit të Millosheviqit kanë kryer në Kosovë, gjatë luftës së fundit.

    “Nuk mund të kemi paqe të qëndrueshme, pa njohur autoritetet serbe përgjegjësinë e regjimit të Millosheviçit dhe aparatit të saj shtetëror që kryen e krime në Kosovë”, do thotë ish-presidentja Jahjaga në fjalimin e saj.

    “Kjo do të hapte rrugën për pajtim dhe do t’i ofronte Serbisë një shans për të demonstruar se ata janë të ndryshëm nga paraardhësit e tyre. Veprimet e kundërta, të cilat përfshijnë përpjekjet për të ndryshuar narrativën e luftës, përpjekjet për të zbehur vijën midis agresorit dhe viktimave, minimizuar vuajtjet që kanë ndodhur dhe mburrja me ambiciet revizioniste për të ri-kufizuar kufijtë, nuk tregojnë interes të sinqertë për një të ardhme të përbashkët në paqe. Për fat të keq, nga ajo që kemi parë deri tani, lidershipi aktual në Serbi po ndjek hapat e regjimit të Millosheviqit”, do të thotë ish-presidentja e Kosovës, në fjalimin e saj, të siguruar nga Reporteri.net, që do ta mbajë pas pak orësh para kongresmenëve amerikan.

    Po ashtu, ajo do të dëshmojë edhe për 20 mijë viktimat e dhunës seksuale të luftës, përfshirë këtu përjetimet mizore të Marte Tunaj dhe Vasfije Krasnqi-Goodam, që folën hapur në publik për krimin që serbët kryen ndaj tyre.

    Kjo e fundit, sikurse Jahjaga, do të jetë një nga folëset e sotme mbi temën “Viktimat e luftës në Kosovë: Kërkimi për drejtësi” para Kongresit Amerikan, shkruan Reporteri.net.

    Përveç ish-presidentes kosovare dhe Vasfije Krasniqit, dëshminë për krimet e luftës në Kosovë, sot në ora 16:00 (sipas kohës sonë lokale), përpara anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Kongresit të SHBA-ve, do ta japë edhe Ilir Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve shqiptaro-amerikan Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, pak më herët, ka publikuar ekskluzivisht fjalimin e plotë të Vasfije Krasniqi-Goodman, të përkthyer në gjuhen shqipe.

    Pjesa e fundit e fjalimit në të cilin Atifete Jahjaga do t’i numërojë 74 masakrat serbe të kryera në Kosovë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!