×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Deklaratat përmbyllëse

    Avokati Tully: Nuk kishte polici të UÇK-së nën komandën e Selimit

    Reporteri
    13 Shkurt 2026 | 10:34

    Në Dhomat e Specializuara në Hagë, po vazhdon  seanca gjyqësore me deklaratat përmbyllëse të mbrojtjes së Rexhep Selimi, për t’u pasuar më pas nga mbrojtja e Jakup Krasniqi.

    Në deklaratën e tij përmbyllëse, avokati mbrojtës Eric Tully,  e nisi fjalimin me pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për rolin e Selimit si ministër i Rendit Publik, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ai tha se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë argumentet e veta se Selimi  ka pasur ndonjë kontroll mbi policinë  si ministër i rendit publik. Ai tha se terme policia e UÇK-së është një tezë e ZPS-së e  për të dhënë përshtypjen e gabuar që ekzistonte një forcë policia dhe që drejtohej nga zoti Selimi i Ministër i Rendit Publik.

    “Çështja kryesore në parashtrimin e ZPS-së ka të bëjë me kontrollin në qoftë se zoti Selimi ka pasur ndonjë kontroll mbi policisë si ministër i rendit publik. ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë argumentet e veta. Terme policia e UÇK-së është një tezë e ZPS-së e hartuar si njëkohësh ZPS-ja mund të hidhte sa më shumë dëshmi përmes provave jogojore për të dhënë përshtypjen e gabuar që ekzistonte një forcë policia dhe që drejtohej nga zoti Selimi i Ministër i Rendit Publik. Pra është një një përpjekje e ZPS-së për të dhënë një përshtypje të gabuar, ndërkohë që ky argument nuk qëndron. Sikurse e kemi thënë pas qershorit UÇK-ja dhe policia ushtarake e UÇK-së ka qenë në përgjegjësinë e komandantëve të zonave dhe jo të zotit Selimi.  Nuk ka ekzistuar një polici e tillë e UÇK-së që është organizuar ose drejtuar nga Selimi siç pretendon ZPS”, tha avokati mbrojtës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!