×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja thotë se ka ende kosovarë që duan të kthehen nga Siria

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 23:30

    Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, ka thënë se si avokate e angazhuar në një rast pas kthimit të 110 personave nga vatrat e luftërave të jashtme, ka parë se në qendrën ku janë sistemuar këta persona ka edhe fëmijë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore.


    Ajo ka theksuar se në raste të tilla duhet pasur kujdes, pasi që ka persona që sistemohen me familjet e veta pas pesë vitesh të qëndrimit larg, njofton Klan Kosova.

    “Sot unë paraqita në kërkesën time që të kemi aktvendim në fillim. Një pjesë e këtyre grave i kishin pas hetimet e hapura. Në momentin që ato kanë shkuar në zonat e luftës janë hapur hetimet”, ka deklaruar ajo.

    Gashi-Bytyqi ka thënë në Klan Kosova, se është në dijeni se ka edhe të tjerë kosovarë që duan të kthehen në vend,

    “Edhe të tjerë janë të interesuar të kthehen”, ka deklaruar ajo.

    Kujtojmë, se javën e kaluar në Kosovë u kthyen 110 persona nga Siria.

    Katër prej këtyre janë burra të cilët dyshohet se kanë shërbyer në grupe terroriste.

    Kujtojmë se Reporteri.net ka qenë media e parë në vend që të premten mbrëma ka raportuar për kthimin e disa prej grave të kthyera nga Siria të cilat po dyshohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!