Sot, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qarkullimi i bizneseve për gjashtë muajt e parë të vitit 2025 ka shënuar “rekord” prej 10.7 miliardë eurove, dhe se sipas tij, kjo paraqet një rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.

Atij i ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cila thotë se në rritjen e qarkullimit të bizneseve ka ndikuar rritja e çmimeve.

“Tregoni ekonomistit – interpretues të kushtetutës se rritja e çmimit ndikon në rritjen e qarkullimit, për shkak se për artikujt e domosdoshëm kërkesa është joelastike. Nëse ai nuk pajtohet me këtë, le të na tregojë se qarkullimi i cilave kompani është rritur më së shumti gjatë mandatit të tyre. Ju tregoj unë: qarkullimi i kompanive që merren me tregtinë e energjisë. Dhe për këtë, meritat i takojnë Hekuranit me shokë, se këmbë e kokë janë të përfshirë”, ka shkruar Bajrami.

Reklamë

Ajo ka thënë se është gati që të përballet me Muratin lidhur me këto “fakte dhe koncepte”.