Deputetja Duda Balje pas dështimit të përpjekjes së 49-të për të konstituar Kuvendin ka thënë se shpreson për një marrëveshje mes Albin Kurtit e Fatmir Limajt, por se qëndrimin e saj personal nuk e ka ndryshuar.

“Bash mirë, unë shpresoj që ata kanë me ba një marrëveshje mes veti,” tha Balje.

Ajo shtoi se nuk pret ndryshime në pozicionimin e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje në raport me postin e kryeparlamentarit.

Reklamë

“E personalisht, mendimi im është që nuk ka me ndryshuar Albulena. Edhe nuk besoj që do të shkojë te votimi i hapur,” theksoi ajo.

Balje bëri të ditur se ende janë në pritje të takimeve dhe se vendimi përfundimtar do të merret në kuadër të partisë.

“Unë nuk e ndryshoj qëndrimin, jemi duke pritur këtë takim, pastaj do të vendosim si parti,” tha ajo.