×
  • Lajme
  • Lajme

    Barnat për hemodializë dikur bliheshin 65 euro, tash 1 euro e 70 cent

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 12:47

    Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar një tryezë ku ka bërë publik raportin e monitorimit të prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë.


    Në këtë raport, është bërë analizimi me furnizim material shpenzues për hemodializë.

    Sipas të gjeturave të këtij raporti, pasi që Ministria e Shëndetësisë ka thyer monopolin 20-vjeçar në blerjen e produkteve të hemodializës, çmimet e blerjes së barnave kanë rënë.

    Për një produkt, një bar që më parë ka qenë 65 euro ka rënë në 1.7 euro.

    Sipas kësaj, Ministria e Shëndetësisë ka kursyer 2.2 milionë euro në blerjen e produkteve të hemodializës gjatë vitit 2018.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!