×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Basha falënderon Arben Gashin për votën: U shpërfaq se opozita po e bllokon Kuvendin

    Reporteri
    24 Gusht 2025 | 14:23

    Kandidati i VV-së sot për Kryeparlamentar, Dimal Basha ka falënderuar Arben Gashin e LDK-së që e votoi për këtë post, por siç tha ai është opozita që po e bllokon Kuvendin, e sot u pa diçka e tillë, shkruan Reporteri.net.

    “Falenderoj gjithë kolegët që kanë votuar për emërimin tim si Kryetar Kuvendi. Ne jemi qe tri mandati me z.Gashi dhe njihemi mirë, kemi pas respekt të ndërsjellt”, tha Basha para gazetarëve.

    Sipas tij, opozita sot dëshmoi se nuk voton as deputetët, ani pse kishte deklaruar se nuk votojnë anëtarë të qeverisë Kurti.

    “Opozita u shpërfaq kësaj radhe pasi qëndrimet e tyre kane qenë se s’do të votojnë asnjë anëtarë qeverie, por u dëshmua që edhe nga radhët e deputetëve ata nuk e votojnë”, tha ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!