Një mashkull kosovar është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka shkuar në vendin e punës së një gruaje, ndonëse ajo kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 10:00. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Policia e ka evidentuar rastin si mosbindje ndaj gjykatës dhe ngacmim.