Këshilltari për Komunitete i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Srdjan Jovanoviq, njëherësh anëtar i Partisë Liberale Serbe të Kosovës, është ndaluar dje nga Policia e Serbisë te vendkalimi kufitar “Dheu i Bardhë”.
Jovanoviq nuk është rasti i vetëm që përballet me presionet e Policisë së Serbisë, përkatësisht nga Shërbimi i Inteligjencës Serbe (BIA), por për një periudhë më të shkurtër se njëvjeçare ajo ka ndaluar dhe ka intervistuar shtatë zyrtarë të institucioneve të Kosovës, kryesisht përfaqësues të Partisë Liberale Serbe të deputetit Sllobodan Petroviq.
Edhe këtë të fundit muaj më parë e kishte ndaluar Policia e Serbisë, njëjtë siç kishte vepruar me Boban Stankoviqin, zëvendësministrin e Kulturës së Kosovës, Nebojsha Jakovljeviqin, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale të Kosovës, Srecko Spasiqin, ish-kryetarin e Komunës së Kllokotit dhe dy pjesëtarët serbë të Ushtrisë së Kosovës, Alen dhe Anel Ujkanoviq.
Për këtë, ka ardhur reagimi i Bashkimit Evropian të cilët kanë kërkuar përgjegjësi nga shteti serb lidhur me këto ndalime.
Ndërkohë, krerët e shtetit kosovar kanë reaguar ashpër, duke i quajtur këto ndalime si përndjekje ndaj serbëve të Kosovës, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.