Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka arritur në Presidencë, ku për pak pritet të nis takimi me Presidenten Vjosa Osmani, shkruan Reporteri.net.
Osmani do të takohet me të gjithë drejtuesit e partive parlamentare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.
Hamza ka deklaruar para gazetarëve se si datë për zgjedhjet e reja e preferon 21 dhjetorin.
Deri tani, si data të mundshme për zgjedhjet përmenden 21 dhe 28 dhjetori./Reporteri.net