×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Befason Donika Gërvalla: Guxo, ka lindur vite më parë, pa ja ditur emrin as ne

    Reporteri
    30 Maj 2022 | 7:05

    Lista Guxo ka zgjedhur dje strukturat e saj në qytetin e Prizrenit, ku kryetar i Degës u zgjodh deputeti Haxhi Avdyli.

    Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryetarja e kësaj partie, Donika Gërvalla, e cila ka befasuar me një deklaratë të saj, duke thënë se partia Guxo ka lindur shumë vite më parë, pa e ditur as ajo dhe drejtuesit tjerë.

    “Lista Guxo nuk ka lindur në nëntor të 2020, ka lindur vite më parë, pa ja ditur emrin as ne, ka lindur si lëvizje brenda LDK-së të njerëzve duke qenë pjesë e strukturave të LDK-së janë përpjekur që atë lëvizje kombëtare, të fuqishme, mos ta lejojnë të degjeneroi paslufte, në një parti të interesave personale dhe koalicioneve dhe aleancave me krimin në Kosovë”, tha ajo, shkruan Reporteri.net.

    Ajo tha se partia Guxo thotë se janë që në rend të parë të jetë shteti, pastaj partia.

    “Nuke kanë pritur organizmin tonë, kanë menduar që ajo përpjekje politike e fillimit të vitit 2021 e identifikuar nga presidentja Vjosa Osmani ishte për një parë zgjedhje, sa për të kryer radhën, por edhe atëherë edhe tani themi, një herë shteti pastaj partia”, tha Gërvalla. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!