Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar ndaj përpjekjeve për të shtrembëruar historinë e luftës në Kosovë. Ai tha se një grup i vogël, për interesa personale e politike, po përpiqet të deformojë të vërtetën e UÇK-së dhe të lirisë.

Berisha theksoi se sot po sulmohen njerëz që i besuan SHBA-ve dhe morën vendime të dhimbshme për popullin shqiptar.

Ai përmendi edhe dëshminë e James Rubin si provë për rolin e Thaçit dhe UÇK-së, duke akuzuar Rusinë për shtrembërimin e narrativës.

Reklamë

Sipas tij, Kosova dhe protagonistët e saj do të triumfojnë ndaj çdo dezinformimi.

Postimi:

Historia nuk rishkruhet nga shpella e as nga kafenetë. As me shpifje, as me interesa të ulëta.

Një grup i vogël, për inate personale e përfitime politike, po përpiqen të deformojnë të vërtetën e luftës në Kosovë.

Si dëshmitar i asaj kohe, i tiranisë së Millosheviqit, i rezistencës së Rugovës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së, jam thellësisht i shqetësuar për masovitetin e dezinformimit.

Reklamë

Po goditet një prej kauzave më të pastra të historisë sonë, në esencë Liria.

Po sulmohen njerëz që i besuan SHBA-ve dhe Perëndimit, që morën vendime të dhimbshme për të shpëtuar popullin shqiptar.

Po injorohet e vërteta që Amerika vetë e ka dëshmuar edhe sot përmes James Rubin, për rolin kyç të Thaçit dhe UÇK-së në paqen rajonale dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Rusia ka tentuar të shtrembërojë narrativën që atëherë dhe vazhdon edhe sot. Por e vërteta nuk fshihet.

Reklamë

Kosova, UÇK-ja dhe protagonistët e lirisë besoj shumë se do të triumfojnë ndaj çdo fushate dezinformimi.