Deputeti i VV-së, Faton Peci i ka parë në prizmin pozitiv kërkesat e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Peci foli edhe për takimet mes Kurtit dhe Limajt, e për të cilën ai tha se dëshiron të jetë optimist që kjo javë të jetë përfundimtare dhe vendi të ketë dhe Kuvend e Qeveri.
“Presidentja i ka dhënë një shans duke shfrytëzuar të drejtën Kushtetuese që e ka dhe si garantuese e funksionimit demokratik të inst ndoshta edhe me korrektu një pikë të tillë të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për shkak se në një interpretim të tillë pnuk është që i ka ndihmuar shumë institucioneve dhe mundësisë së konstituimit të Kuvendit. E shoh në prizmin pozitiv për me mujt me evitu një situatë që nuk është lehtë e parashikueshme, çka pas një afati të tillë në të cilin ata e kanë thënë që do munden ndoshta me qenë precedentë për legjislaturat e ardhshme por jo edhe këtë”, tha Peci.
“Ka diskutime të vazhdueshme, unë du me besu, çdo herë vi me qëllimin pozitiv. Du me qenë optimist që kjo javë mundet përfundimisht me kriju situatë të re, të kemi Kuvend dhe Qeveri. Secili deputet që i kontribuon kësaj, i kontribuon Kosovës”, tha ai.