×
  • Lajme
  • Lajme

    Biskotë në tregun e Kosovës me përmbajtje derri, e në tiketë thuhet se ka përmbajtje viçi

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 17:00

    Drejtuesi i organizatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku ka njoftuar se si në tregun e Kosovës, konkretisht në qytetin e Mitrovicës po shitet një biskotë me përmbajtje derri e në tiketë thuhet se ka përmbajtje gjedhi, pra gënjehen konsumatorët, shkruan Reporteri.net.


    Kaçaniku thotë se i ka njoftuar mekanizmat relevantë dhe se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës po merret me rastin.

    Postimi pa ndërhyrje e Kaçanikut:

    Njohtim !

    Disa qytetarë konsumatorë informojnë se në treg është ofruar një biskotë SERDUSZKO DLA CIEBIE ( përkth. ZEMRUSHE PëR TY ), import nga Polonia.

    Hë për hë ky produkt qarkullon vetëm në Rajonin e Mitrovicës, me tendencë shtrirjeje në gjithë tregun e Kosovës.

    Produkti në fjalë përmbanë zhelatinë me origjinë derri ndërsa importuesi ka abuzuar në përkthim duke e deklaruar si zhelatinë gjedhi ?!

    OJQ KONSUMATORI i ka niohtuar institucionet dhe mekanizmat relevantë,

    Deri më tani vetëm AUVK-ja na ka bërë të ditur se po merret me rastin. Kemi kërkuar që të na njohtojnë lidhur me gjetjet dhe me masat e ndërmarra.

    E pamë të arsyeshme t ju njohtojmë duke i pasur parasysh qytetarët konsumatorë të konfesionit islam, duke i dalur në krah praktikuesve më të devotshëm të riteve islame – në prak të muajit të madhërishëm të agjërimit – ramazan !.

    Duke pasur përvoja të hidhura dhe problemet akoma të pazgjidhra deri më tani, ju këshillojmë që asgjë të mos bleni pa deklaracionin HALLALL. Edhe nëse produkti e ka deklaracionin HALLALL kujdesuni që prapa deklaracionit të qëndrojë instituicioni / mekanizmi / agjencioni i akredituar ( me laboratore të duhura dhe me ekspertë të licencuar).

    Deklaracioni HALLALL është i pavlerë nëse jipet nga agjensionet e shteteve të cilat nuk e njohin Republikën e Kosovës, në veçanti nga shtetet ndaj të cilave Republika e Kosovës ka aplikuar taksa për import !

    Ftojmë të gjithë qytetarët konsumatorë, pa dallim, në bashkëpunim. T i gjejmë e të përpiqemi t i zgjidhim konform Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit të gjitha abuzimet dhe tentim abuzimet me të drejtat e qytetarit konsumator.

    Bashk jemi më të fortë !  /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!