×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerand Stavileci padit Albin Kurtin për shpifje

    Reporteri
    25 Prill 2019 | 16:46

    Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka paditur Albin Kurtin pasi ky i fundite kishte akuzuar për përfitime siç ka thënë të granteve të dyshimta nga shteti.


    Stavileci e quan Kurtin një “njeri të dështuar” siç thotë në rolet që ka luajtur, ndërsa shton se njëjtë do dështojë edhe në rolin e shpifësit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Stavilecit në Facebook:

    VeShpifarak, ja ku e ke padinë!

    S’të mjaftuan dështimet në shumësinë e roleve tua si mohues i shtetit tënd, prishës i rendit, qetësisë dhe sigurisë, gurhedhës, gazhedhës, mollotovhedhës, zollahedhës, sulmues i policëve, indoktrinues e sektaxhi i rrezikshëm, parashpëlarës, përçarës, nxitës i vëllavrasjeve dhe vetëvrasjeve, regjisor i orgjive seksuale, kështu që tash ke marrë një rol të ri, atë të shpifarakut.

    Të uroj sukses edhe në këtë mision të dështuar!

    Para se të njoftohesh me padinë, kuptoje nocionin nga i cili të rrjedhë ajo!

    SHPIFJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET. Fjalë të rreme, trillime, gjëra të paqena që thuhen me qëllim për të përlyer nderin a emrin e mirë të dikujt, për t’i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka ose për synime të tjera të pandershme; përhapja e fjalëve a e trillimeve të tilla. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!