×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Devolli para gjykatës, mohon t’i ketë njohur ish-drejtuesit PTK që i dhanë kontratën me ‘Z-Mobile’

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 11:50

    Blerim Devolli ka shkuar sot të dëshmoj në gjykimin kundër ish-kryeshefave të PTK-së. Dëshmia e Devollit në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke vazhduar.


    Blerim Devolli para trupit gjykues ka thënë se nuk i kujtohet asnjë detaj në lidhje me kontratën që ‘Z-Mobile’ – pjesë e korporatës së tij – ka me Telekomin.

    Sipas tij, me tre ish-kryeshefët, tash të akuzuar, ka pasur vetëm nga një takim. Me Shyqri Haxhën ka thënë se është takuar vetëm kur e kanë nënshkruar kontratën ndërsa me Ejup Qerimin e Agron Mustafën thotë se është takuar vetëm nga një herë dhe takimet kanë qenë njoftuese.

    “Takimet kanë qenë të ftohta…. normale”, citohet të ketë thënë Devolli në gjykatë.

    Oligarku nga Peja, Blerim Devolli ka treguar se jozyrtarisht është takuar me të akuzuarin tjetër Rexhë Gjonbalaj, që kishte qenë kryesues i Bordit të Telekomit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!