×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi kritikon ashpër LDK-në për slloganin “Shteti. Shtet.”

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 20:12

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka zbuluar sloganin e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Partia e Isa Mustafës kërkon votën e qytetarëve nën moton ‘Shteti Shtet”.

    Ndaj këtij slogani ka reaguar profesori Blerim Latifi. Sipas Latifit “shteti shtet” është fjali e cila nuk thotë asgjë.

    “Sllogani i LDK-së: Shteti shtet. Për pak me bo shteti n’shtet. Ku po i gjajnë more këto mendje kaq kreative? “Shteti shtet” nuk thotë asgjë. Siç nuk thotë, ta zëmë, rrethi rreth, njeriu njeri, katrori katror. Logjika këto i quan tautologji, fjali të zbrazta, fjali që duke synuar të thonë gjithçka, në fakt nuk thonë asgjë.”, shkroi Latifi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!