×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerim Latifi: Pse shqiptaret nuk duhet ta mbulojnë fytyrën

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 14:16

    Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, njëherit edhe këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka dhënë disa arsye pse shqiptaret nuk duhet ta mbulojnë fytyrën.


    Ai ka thënë se tek shqiptarët koncepti themelor i moralit është ‘Koncepti i Fytyrës’, dhe në këtë mes ka përmendur disa thënie popullore për fytyrën, që sipas tij lënë të nënkuptohet se mbulimi i fytyrës nuk është traditë shqiptare.

    “Secili popull i ka traditat e tij morale, konceptet themelore përmes të cilave e bën dallimin midis të mirës dhe të keqës. Tek shqiptarët koncepti themelor i moralit është KONCEPTI I FTYRËS. Trajtat foljore të këtij koncepti janë : “me pasë ftyrë”, “me mbajtë ftyrën çelë”, “me qenë faqebardhë”, “me kqyrë tjetrin në sy”.Prandaj, mbulimi i ftyrës, zezimi i ftyrës, mund të jetë gjithçka, veç traditë shqiptare jo”, ka shkruar Latifi.

    Madje, ai mbulimin e fytyrës, e ka cilësuar si 100 për qind antishqiptare.  “Antishqiptare, 100 përqind!”, ka shkruar ai.

    Latifi këtë vlerësim të tij e ka ilustruar edhe me një foto të një gruaje, e veshur me veshje tradicionale shqiptare. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!