×
  • Lajme
  • Lajme

    Borrell jep detajet e para të marrëveshjes Kosovë-Serbi për targat

    Reporteri
    23 Nëntor 2022 | 22:41

    Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka ndarë detajet e parë të marrëveshjes që u arrit sonte në Bruksel, për çështjen e targave.

    Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se Serbia do të ndalojë së lëshuari targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës, e Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve, që i bie mos shqiptimi i gjobave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Për hapat e ardhshëm, ka thënë se do t’i ftoj palët në takim gjatë ditëve në vijim.

    “Serbia do të ndalojë së lëshuari targa me emërtimet e qyteteve të Kosovës ndërsa Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Në ditët në vijim, do t’i ftoj të dy palët për t’i diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj Miroslav Lajçak dhe palët për punën e palodhshme”, ka shkruar Borrell.

    “Tym i bardhë” në Bruksel, arrihet marrëveshja për targat

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!