Abuzimi antisemitik po arrin në përmasa shqetësuese – ky është paralajmërimi nga komuniteti hebre i Melburnit pas publikimit të disa videove ku shihet një djalë hebre që u detyrua të gjunjëzohej dhe t’ia puthte këmbët e një shoku të klasës i cili i përkiste komunitetit mysliman.
Incidenti bëri bujë pasi u publikua në mediat australiane, transmeton Reporteri.net.
Raportohet se gjithçka filloi kur një djalë 12-vjeçar hebre nga Kolegji Cheltenham ishte joshur në një park nga një shok i klasës me premtimin se do të luanin futboll.
Kur djali mbërriti, ai u rrethua nga nëntë djem të tjerë 12 dhe 13-vjeçarë të cilët e detyruan t’ia puthte këmbët djalit mysliman, përndryshe e kërcënuan se do ta rrahnin.
Pamjet poshtëruese janë filmuar dhe postuar në Instagram. /Reporteri.net