15 minatorë kanë vdekur të shtunën kur u shemb një digë e ujit, duke përmbytyr një vend të kampit afër një miniere në Siberi, transmeton Klan Kosova.
Shirat e dendura kanë prishur digën ku u përmbyt nga uji dhe u dëmtuan shumë shtëpi të vogla ku jetonin minatorët, rreth 160 kilometra në jug të qytetit të Krasnoyarsk, shkruan Reuters.
Presidenti Vladimir Putin urdhëroi të merren të gjitha masat e nevojshme për të ndihmuar personat e prekur, për të identifikuar shkakun e fatkeqësisë dhe për të parandaluar çdo ndikim në një zonë të afërt banimi,ka shkruar Interfax, duke pasë si burim zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov.