Një grabitje e pazakontë e një argjendarie ndodhi në qytezën e San Ramon në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Policia thotë se gati 25 persona të maskuar, disa prej të cilëve të armatosur u përfshinë në grabitje duke marrë mallra me vlerë rreth 1 milion dollarë.

Siç duket edhe nga pamjet ata kanë thyer vitrinat dhe kanë marrë sendet me vlerë.

Reklamë

Policia tha se ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga 7 prej tyre dhe të gjejë një pjesë të bizhuterive.

E njëjta argjendari ishte tentuar të grabitej edhe në vitin 2023.