Ndërkohë  që  autori i sulmeve ndaj dy xhamive në Zelandë të Re po gjuane me breshëri plumbash drejt turmës së besimtarëve që po faleshin, një i moshuar tregoi heroizmin e tij duke dalë para një bashkëvendasi të tij. Në këtë mënyrë ky person 71 vjeçar përfundoi i vdekur, duke shpëtuar jetën e një personi tjetër, transmeton Reporteri.net 


Familja e Daoud Nabi tha se, 71-vjeçari ishte një njeri bujar i cili mirëpriti refugjatët në aeroport pas emigrimit në Zelandën e Re nga Afganistani me fëmijët e tij në vitet 1980, shkruan NBC News.

Djali i tij, Omar Nabi, 43 vjeç, i cili gjithashtu duhej të ishte në xhaminë  Al Noor të premten në mëngjes, por nuk mundi të ishte prezent për shkak të punës, tha se babai i tij ishte përpejkur të shpëtonte një person tjetër nga plumbat. Ai nuk kishte më shumë detaje për ngjarjen.

Reklamë

Pasi dëgjoi lajmin për të shtënat, Nabi nxitoi për në xhami dhe  e thirri babain e tij në telefon, por ai nuk lajmërohej.

“Jam pak i humbur”, tha Nabi, me profesion mekanik,  pasi mësoi vdekjen e babait  të tij.

“Ai ka ndihmuar të gjithë ata që janë refugjatë”, tha ai, duke përshkruar se si babai i tij shkoi në aeroport për të përshëndetur refugjatët dhe për të ndihmuar ata të fillonin jetën e re.

“Ska rëndësi nëse jeni nga Palestina, Iraku apo Siria, ai është personi i parë që ju zgjat dorën”, tha Nabi.

Duke u përpjekur për të ndërtuar një komunitet në vendin e tij të ri, Nabi themeloi një xhami dhe u bë president i një shoqate lokale afgane. Ai ishte gjyshi i nëntë nipërve dhe mbesave./Reporteri.net

Reklamë