Një aeroplan me më shumë se 170 pasagjerë, i cili ishte nisur drejt Kievit të Ukrainës, është rrëzuar disa minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar i Tehranit në Iran.


Në mesin e viktimave ndodhen 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas, 10 suedezë, katër afganë, tre gjermanë dhe tre shtetas britanikë, bëri të ditur Ministri i Jashtëm i Ukrainës Vadym Prystaiko, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.

Një zëdhënës i kompanisë Ukrainian Airlines tha në një konferencë për shtyp se avioni ishte kontrolluar për herë të fundit më 6 janar dhe nuk ka pasur asnjë ankesë më parë në lidhje me avionin /Reporteri.net

Reklamë