×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Administrata Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë përfundimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë

    Reporteri
    14 Gusht 2026 | 21:18

    Administrata Trump i kërkoi Gjykatës Supreme të premten të lejojë përfundimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë që është në ndërtim e sipër, duke përshkallëzuar një mosmarrëveshje ligjore që ka vazhduar prej muajsh mbi projektin e presidentit.

    Javën e kaluar një gjykatë apeli në Uashington pezulloi planin ambicioz të Donald Trump, ndërsa ai e përshkroi vendimin si një “turp kombëtar”. Vendimi i gjykatës së apelit ishte se projektit i mungonte miratimi i nevojshëm nga Kongresi i SHBA-së.

    Sot, administrata Trump, në apelimin e saj u kërkoi gjyqtarëve të pezullojnë zbatimin e vendimit të gjykatës së apelit, ndërsa ajo përgatit një apel të plotë para Gjykatës Supreme.

    Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, John Sauer, u tha gjyqtarëve se pezullimi i punës në projekt kërcënon sigurinë kombëtare dhe sigurinë e Presidentit Donald Trump, familjes së tij dhe stafit të degës ekzekutive.

    “Me urdhrin e rrezikshëm të gjykatës që hyri në fuqi për herë të parë më 21 gusht, urdhri për ndërprerjen e punës është edhe më i padrejtë, nëse jo i pamundur”, shkroi Sauer në peticionin e tij.

    Sipas tij, është tepër vonë që çdo gjykatë të ndalojë ndërtimin e projektit.

    “Ky limit është tejkaluar prej kohësh”, shkruan Sauer në apel, duke vënë në dukje se projekti është “65% i përfunduar” dhe se afërsisht 250 punëtorë po punojnë 20 orë në ditë, shtatë ditë në javë, për ta përfunduar atë shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!