×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Aksident i rëndë në Gjermani: Vdes një 29-vjeçar, copat e veturës u ngulitën në pemë

    Reporteri
    21 Gusht 2026 | 11:36

    Forca e përplasjes ishte aq e madhe, saqë automjeti u copëtua në disa pjesë dhe u shkatërrua plotësisht. Një pjesë e madhe e rrënojave u ngul në një pemë buzë rrugës, në një lartësi prej rreth dy metrash. Një aksident i rëndë ndodhi të enjten në mbrëmje në rrugën rajonale VG 22 në Meklenburg-Pomerani, ku humbi jetën një shofer.

    Sipas të dhënave paraprake të policisë, shoferi 29-vjeçar gjerman, teksa po kalonte në një kthesë majtas mes vendbanimeve Pritzwald dhe Rubenow, në qarkun Vorpommern-Greifswald, doli nga rruga në anën e djathtë dhe u përplas me disa pemë në anë të saj.

    Sipas informacioneve të BILD-it, shoferi ishte i vetëm në automjet në momentin kur ndodhi aksidenti.

    Përplasja me pemën buzë rrugës ishte aq e fuqishme, saqë automjeti, me peshë rreth dy tonë, u copëtua në disa pjesë, ndërsa kabina e shoferit, pas përplasjes, përfundoi në një fushë pranë rrugës. Atje, disa pjesë të SUV-it morën flakë dhe u desh të shuheshin nga zjarrfikësit. Shoferi ndërroi jetë në vendin e aksidentit, si pasojë e plagëve të rënda

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!