×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë / Detajet

    Aksident mes dy veturave në Pejë, dy të lënduar – dëmtohen edhe dy vetura të parkuara

    Reporteri
    25 Qershor 2026 | 13:33

    Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në Pejë, ku si pasojë janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera që kanë qenë të parkuara.

    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    Rugova ka deklaruar se nga rasti janë lënduar dy persona.

    “Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura por janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera të cilat ishin të parkuara, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, ka deklaruar Rugova./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!