Gjykata në Rusi ka arrestuar një rus i cili ka ndërtuar një përmendore varri në të cilën ndodhet fotografia e presidentit rus Vladimir Putin, shkruan BBC. Ai u dënua me 28 ditë burg.
Aktivisti Karim Jamajadi u dënua të martën në qytetin e Naberezhnaya Chelny për shkelje të ligjit për mbajtjen e ngjarjeve publike. Ai tha se ka protestuar kundër ligjit mbi “internetin sovran” rus dhe theksoi se kjo përbënte një kërcënim për lirinë e fjalës, transmeton Reporteri.net
Të mërkurën, Rusia miratoi dy ligje që ndëshkojnë mosrespektimin e autoriteteve dhe përhapjen e lajmeve të rreme. Ndalimi i parë ka të bëjë me mosrespektimin e shtetit, zyrtarëve të saj dhe shoqërisë ruse, dhe autorët që përsërisin krimin do të dënohen me 15 ditë burg.
Ligji i dytë ndalon ndarjen e informacionit të rremë me interes publik, ose përhapjen e lajmit të rremë. Gazetarët, aktivistët për të drejtat e njeriut dhe madje disa ministra nga qeveria ruse kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtyre ndryshimeve, ndërsa disa kanë folur për një “perde të hekurt” të re mbi masat e vendosura nga Rusia.
Mediat e botës thonë se nën udhëheqjen e Putinit, shteti mori kontrollin e kanaleve televizive dhe mediave të tjera, dhe përfaqësuesit e opozitës janë kryesisht të kufizuar në rrjetet sociale./Reporteri.net