×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Alarm pranë bazës amerikane në Britani, arrestohen disa persona, evakuohen banorët

    Reporteri
    27 Shtator 2026 | 10:33

    Alarm pranë një baze ajrore amerikane në Mbretërinë e Bashkuar, ku disa persona janë arrestuar dhe banorët e zonës janë evakuuar pas një incidenti të dyshuar me eksplozivë.

    Ngjarja është shënuar pranë RAF Fairford, në Gloucestershire, ndërsa policia ka shpallur një incident madhor në zonën e Whelford.

    Disa persona janë ndaluar nën dyshimin për shkelje të ligjeve për eksplozivët, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët ushtarakë për asgjësimin e municioneve shpërthyese.

    Autoritetet po kontrollojnë disa automjete, ndërsa banorët janë dërguar në një qendër të posaçme të sigurisë.

    Incidenti vjen në një kohë kur masat e sigurisë pranë bazës amerikane janë shtuar ndjeshëm, me kontrolle, bllokime rrugësh dhe prani të policisë së armatosur./TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!