Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së djeshme është shtruar në spital, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, transmeton Reporteri.net.
Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçiq u shtrua dje në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Presidenca serbe. Sipas Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës së Serbisë, ai u pranua në Akademinë Mjekësore Ushtarake dje pasdite, më 15 nëntor, për shkak të problemeve kardiovaskulare.
Ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të Vuçiq. /Reporteri.net