×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Anija cisterne goditet me një predhë pranë Omanit

    Reporteri
    01 Gusht 2026 | 9:04

    Një anije cisterne është goditur nga një predhë e panjohur pranë brigjeve të Omanit, duke pësuar dëmtime të mëdha dhe duke mbetur jashtë kontrollit, njoftoi Agjencia Britanike për Operacionet e Tregtisë Detare (UKMTO).

    Sipas njoftimit, anija ndodhej rreth 11 milje detare në verilindje të qytetit Lima, kur u godit nga një objekt i paidentifikuar.

    Sulmi shkaktoi dëmtime në sistemin e motorëve, duke e bërë të pamundur manovrimin e tankerit.

    Autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditur se çfarë lloj predhe është përdorur dhe as nuk kanë identifikuar autorët e sulmit. Gjithashtu, deri tani nuk ka informacione për të lënduar apo për viktima në mesin e ekuipazhit.

    Incidenti ndodhi në orët e para të së shtunës, në një kohë kur tensionet e sigurisë në rajonin e Ngushticës së Hormuzit mbeten të larta pas përshkallëzimit të konfliktit ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

    Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndaj çdo incident në këtë zonë ngjall shqetësim për sigurinë e lundrimit dhe furnizimin global me energji. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!