×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Anija nga Danimarka kalon Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ShBA-së

    Reporteri
    05 Maj 2026 | 11:51

    Kompania për transportin e mallrave të Danimarkës, Maersk bëri të ditur se një nga anijet e tyre ka lundruar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Sipas CBSnews, anija me flamur amerikan Alliance Fairfax, kishte ngecur në Gjirin që nga shpërthimi i luftës në shkurt dhe iu ofrua “mundësia” për t’u larguar e shoqëruar nga ushtria amerikane.

    “Anija më pas doli nga Gjiri Persik e shoqëruar nga asetet ushtarake amerikane”, thuhet në një deklaratë nga kompania.

    Gjithashtu edhe dy anije luftarake të marinës amerikane kaluan Ngushticën e Hormuzit sot gjatë ditës dhe hynë në Gjirin Persik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!