Presidenti Donald Trump mëngjesin e së enjtes e ka nisur me një varg falënderimesh në platformën e tij “Truth Social”.
“Ambasadori amerikan Mike Huckabee është FANTASTIK! Ai punoi shumë dhe bëri kaq shumë për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Ai është shndërruar shpejt në një njeri të madh. Faleminderit Mike!”, shkruan presidenti.
Trump gjithashtu falënderoi kongresmenët Brian Mast dhe Eylon Levy/ Më herët, Levy – ish-zëdhënës i qeverisë izraelite – tha për median amerikane Fox News se Trump “e bëri të pamundurën të mundur” duke siguruar lirimin e pengjeve.
“Një ditë e madhe për Lindjen e Mesme!”, shkruan Trump.
/Reporteri.net/