Associated Press thotë se është e shokuar dhe e trishtuar nga lajmi i vdekjes së gazetares Mariam Dagga, 33 vjeçe, e cila mbeti e vrarë nga sulmi në spitalin Nasser në Khan Younis, në Rripin e Gazës jugore.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, sulmi izraelit në spital vrau 20 persona. Mes tyre ishin 5 gazetarë, përfshirë Dagga, e cila punonte si gazetare e lirë për AP që prej fillimit të luftës, si dhe për agjenci të tjera lajmesh.
Dagga, e cila kishte një djalë 12-vjeçar, i cili u evakuua nga Gaza në fillim të luftës, shpesh punonte në spitalin Nasser dhe së fundmi kishte raportuar vështirësitë e mjekëve që përpiqeshin të shpëtonin fëmijët nga uria.
Independent Arabia, versioni në gjuhën arabe i britanikes The Independent, tha se Dagga kishte bashkëpunuar edhe me ta.
“Po bëjmë gjithçka është e mundur për të mundësuar sigurinë e gazetarëve tanë në Gaza që vijojnë të kryejnë raportime thelbësore nën kushte të vështira dhe të rrezikshme”, tha AP.
Në një nga postimet e fundit të Dagga në rrjetet sociale, ditën e diel, ajo ndau një ‘selfie’ ku shihej e mbështetur pas një muri.