Në qytetin gjerman Bad Oldesloe, një autobus që transportonte njëzet fëmijë është përplasur me murin e një ndërtese mëngjesin e sotëm. Policia ka konfirmuar se disa pasagjerë dhe shoferja kanë pësuar lëndime, ndonëse numri i saktë nuk është bërë ende i ditur, raporton Der Spiegel.

Sipas një raporti të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20. Për arsye që ende nuk janë përcaktuar, shoferja ka kaluar përmes një rreth-rrotullimi, pas së cilës autobusi është përplasur me një ndërtesë banimi.

Raportet fillestare tregojnë se shoferja ka mbetur e bllokuar brenda mjetit.

Reklamë

Është ngritur një qendër pritjeje për familjarët, ku ata mund të marrin informacione të mëtejshme,