Në një rajon të Rusisë janë publikuar pamje që pretendohet se tregojnë bastisje nga autoritetet, ku persona kapen në rrugë dhe dërgohen për shërbim ushtarak në luftën kundër Ukrainës.
Sipas raportimeve, forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle dhe operacione në zona të ndryshme, duke ndaluar njerëz, përfshirë edhe emigrantë dhe shtetas që kanë fituar nënshtetësi ruse.
Disa prej tyre janë përballur me presion për t’u regjistruar në ushtri ose për të shkuar në zonën e luftës.
Жительница Пензы опубликовала видео, на котором женщины у военкомата пытаются отбить у силовиков мужчин, сидящих в автобусе — читайте в треде
Видео: Наталья Соломина / VK pic.twitter.com/R9DlpdbDs1
— Дождь (@tvrain) June 19, 2026
Pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë shkaktuar reagime, pasi pretendohet se njerëzit po ndalohen në ambiente publike dhe po dërgohen drejt strukturave ushtarake.
Autoritetet ruse më herët kanë zhvilluar aksione të ngjashme ndaj personave që nuk kanë përmbushur detyrimet ushtarake ose ndaj emigrantëve me status të pasigurt ligjor.
Sipas mediave, Kremlini po përpiqet të shmangë një mobilizim të gjerë si ai i vitit 2022 dhe në vend të kësaj po përdor metoda të tjera për të siguruar trupa për frontin, përfshirë kontrata ushtarake, stimuj financiarë dhe presion ndaj disa kategorive të popullsisë.
Këto raportime vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe Rusia përballet me nevojën për të zëvendësuar humbjet në fushën e betejës. /Telegrafi/
With high salaries no longer enough to lure Russians into becoming wormfood in Ukraine, forced mobilization in Russia’s regions kicks into high gear.
In Penza men are being abducted off streets, herded into vans. pic.twitter.com/bkTy6birsY
— Jay in Kyiv (@JayinKyiv) June 19, 2026