×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    BE gjobit Google-n me 890 milionë euro

    Reporteri
    23 Korrik 2026 | 16:03

    Google është gjobitur me një shumë totale prej 890 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian për shkelje të rregullave të konkurrencës në tregun digjital.

    Sipas Komisionit Evropian, kompania ka favorizuar shërbimet e veta si ofertat për blerje, hotele dhe fluturime duke i renditur më lart në rezultatet e kërkimit krahasuar me platformat konkurrente.

    Nga kjo shumë 460 milionë euro lidhen me mënyrën se si funksionon motori i kërkimit Google, ndërsa 430 milionë euro janë vendosur për kufizimet që u janë bërë zhvilluesve të aplikacioneve në dyqanin Google Play.

    Sipas autoriteteve evropiane, zhvilluesit nuk janë lejuar t’i drejtojnë përdoruesit drejt ofertave më të lira në faqet e tyre ose në dyqane alternative të aplikacioneve.

    Komisioni Evropian i ka kërkuar Google të trajtojë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme shërbimet e kompanive të tjera dhe t’u japë zhvilluesve më shumë liri për të ofruar alternativa jashtë platformës së tij.

    Autoritetet evropiane kanë bërë të ditur se Google ka nisur të testojë ndryshime në mënyrën e paraqitjes së rezultateve të kërkimit dhe se këto masa përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt respektimit të rregullave të reja.

    Sipas Komisionit, përfituesit kryesorë të këtij vendimi do të jenë konsumatorët evropianë, të cilët pritet të kenë më shumë zgjedhje dhe një konkurrencë më të ndershme në shërbimet digjitale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!